Limaj: Së shpejti koalicion parazgjedhor

PUBLIKUAR

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj paralajmëron së shpejti koalicion parazgjedhor. Limaj thotë se janë në diskutim intensiv me AAK’në, por dyert janë të hapura edhe për të tjerët.

“Nisma nuk e ka ndërmend me prit, nuk e pret as Aleancën as Vetëvendosjen ne do të shkojmë në ndërtimin e një koalicioni parazgjedhor. Do të provojmë. Ne jemi duke biseduar në mënyrë intensive me AAK’në dhe me subjektet tjera. Ka shumë gjëra që na bashkojnë, jemi të përafërt ama kur të vijmë te zgjedhjet duhet me pasë të qartë që përballë LDK’së dhe PDK’së do të jetë edhe një pol tjetër  i fuqishëm i cili jo vetëm se do të jetë serioz por do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme”, tha Limaj

Në emisionin “Argument plus” në rtv21 theksoi Kosova ka nevojë për një program pragmatik qeverisës që do të fitojë zgjedhjet dhe të jap mundësi për ndryshim.

“Nisma për Kosovën thekson se sot është luks me u përplas për ideologji”, tha Limaj.

“Dyert janë të hapura për të gjithë. Ne nuk do të presim derisa t’i mbushet mendja njërës forcë ose tjetrës”, theksoi ai.

– See more at: http://gazetafjala.com/limaj-se-shpejti-koalicion-parazgjedhor/#sthash.Az42F0vo.dpuf

SHIKO MË SHUMË

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...