Limaj pret konstruktivitet nga opozita në temat nacionale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Limaj, e njoftoi ambasadorin Sjaastad për qasjen e Qeverisë përballë temave nacionale dhe punëve të Qeverisë.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Limaj, deklaroi se për çështjet nacionale, siç është dialogu me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi, duhet arritur konsensus sa më të gjerë.

“Qasja e Qeverisë së Kosovës në raport me opozitën dhe Kuvendin do të jetë ndryshe nga Qeveria e kaluar. Ne do të provojmë të arrijmë konsensus sa më të gjerë në temat nacionale, dhe në këtë drejtim ne presim që edhe partitë opozitare të jenë konstruktive. Sikundër që do të jemi transparentë dhe me të hapur me Kuvendin e Kosovës”, deklaroi ndër të tjera zëvendëskryeministri Limaj.

Po ashtu, zëvendëskryeministri Limaj, e vlerësoi lart kontributin dhe ndihmën që shteti norvegjez po jep për proceset në të cilat po kalon Kosova.

Ambasadori Per Strand Sjaastad, tha se Norvegjia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën, duke ofruar ndihmë në avancimin e agjendës evropiane dhe zhvillimore të Kosovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...