Limaj: Presim dorëheqjet, rrugë tjetër nuk ka

PUBLIKUAR

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me marrëveshjen për Asoaciacionin.

Ai, përmes një postimi në Facebook,  ka kërkuar dorëheqje nga akterët qeverisës në vend, pasi për mendimin e tij “rrugë tjetër nuk ka”, njofton Klan Kosova.

“Ftoj koalicionin qeveritar që ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të jap dorëheqjen. Gjykata ka konstatuar se qeveria ka shkelur kushtetutën duke nënshkruar marrëveshjen e parimeve për bashkësinë me shumicë serbe.
Çfarëdo hezitimi, apo çfarëdo tendence për ti ikur përgjegjësisë, pas këtij realiteti të ri juridiko-politik që solli vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta thelloj edhe më shumë krizën politike.
Një gjë është e qartë tashmë, Kosovën më nuk mund ta qeverisin ata që e kanë shkelur kushtetutën.
Zgjidhja e vetme, e shpejt, dhe normale është dorëheqja e qeverisë dhe të shkohet në zgjedhje, rrugë tjetër nuk ka pas këtij aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese. F. L” (sic), ka shkruar Limaj.

SHIKO MË SHUMË

Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre

Kreu i LVV’së, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kryetarit të Aleancës, Aridan...

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër...

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Endrit Nika dhe...