Limaj: Kryeministri do të jetë nga opozita (Video)

PUBLIKUAR

Lideri i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj mendon se gjatë vitit, pas zgjedhjeve nacionale, Kryeministri i vendit do të jetë nga opozita.

Limaj gjithashtu ka folur edhe për demarkacionin, me të cilin ka ripërsëritur se versioni aktual është i gabuar, dhe sipas tij duhet të hidhet poshtë mundësinë e parë që sillet në Kuvend. Ai këto deklarata i ka bërë gjatë një interviste për Tribuna Channel.

Limaj ka thënë se kushti për liberalizimin e vizave, i cili është demarkacioni, ai ka thënë se janë vetë qeveritarët që po i lënë qytetarët pa liberalizim të vizave.

“Kosova është ende pa viza për shkak të Qeverisë e cila për shkak të sjelljes së papërgjegjshme dhe për shkak të futjes në obligime me marrëveshje të këqija. Fajet dhe gabimet që Qeveria ka krijuar një marrëveshje të keqe nuk mund t’ia lë askujt përveç vetëvetës. Qeveria po na fton të bëhemi pjesë e të keqes. Nuk jemi t interesuar dhe nuk do të jemi pjesë e të keqes”, tha Limaj.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...