Limaj: Ju nuk i keni votat për demarkacion as brenda vet partisë suaj

PUBLIKUAR

Fatmir Limaj në fjalën e tij në sallën e Kuvendit ka folur për tërheqjen e projektligjit të demarkacionit, i cili pyeti se cila është arsyeja e vërtetë e tërheqjes së këtij projektligji.

 

Ai u ka thënë deputetëve të koalicionit se tërheqja e projektligjit të demarkacionit nga rendi i ditës në seancën e sotme, nuk ka të bëjë me Listën Serbe, mirëpo sipas Limajt koalicioni nuk ka arritur t’i ketë votat për kalimin e demarkacionit nga vet deputetët e tyre.

“Ju e dini se nuk i keni votat as brenda vet partisë suaj”, ka thënë Limaj.

Ndër tjerash, Limaj kërkon arsyetim më të qartë nga kryeministri për tërheqjen e projektligjit për demarkacionin, duke iu thënë se ata iu kishin dhënë disa premtime Listës Serbe, por nuk i përmbushën./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...