Limaj e Shala akuzohen se po përzihen në lista të veteranëve të UÇK-së

PUBLIKUAR

Komandanti i batalionit të dytë “Ruzhdi Salihu”, që ka operuar në fshatin Krojmir të Lipjanit, Ramiz Qeriqi – i njohur me nofkën Komandant Luani – bashkë me 16 udhëheqës të tjerë të këtij batalioni, dyshojnë se do të ketë parregullsi në listën e veteranëve të UÇK-së të cilën e kanë përgatitur krerët e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj e deputeti Haxhi Shala, shkruan sot Koha Ditore.

Limaj në atë kohë ka qenë komandant i Brigadës së Zonës së Pashtrikut, për të kaluar më pas si komandant i përgjithshëm i policisë në nivel të Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa Haxhi Shala bëhet komandant.

Dyshimet e Qeriqit dhe të bashkëluftëtarëve të tij bazohen në atë se Limaj dhe Shala në atë kohë formuan partinë politike Nisma dhe në fazën e verifikimit kanë ftuar njerëz të këtij subjekti politik.

Gjithashtu, përveç verifikimit, udhëheqësit e këtij batalioni dyshojnë se në listë të veteranëve janë futur njerëz që nuk kanë qenë në luftë, vetëm pse e kanë përkrahur këtë parti politike.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...