NISMA për Kosovën ka shënuar tre vjetorin e themelimit të degës në Vushtrri, ku të pranishëm ishin qindra anëtarë të kësaj parti, para të cilëve fjalë rasti mbajti kryetari Fatmir Limaj dhe kryetari i degës, Abdullah Vojvoda.
Limaj tha se NISMA është parti e cila nuk jep premtime megalomane, por ato që i thotë i realizon.
“Këta që po e qeverisin Kosovës i kanë premtuar 200 mijë vende pune dhe fond prej 1 miliard euro, por të gjithë jemi dëshmitar se asnjëri premtim nuk është realizuar. A mundet dikush me tregu sa investitorë kanë ardhur në Vushtrri?”, pyeti i pari i NISMA-s, raporton Veriu.info.
Kryetari Limaj theksoi se duhet të bëhen ndryshime në qeverisje, derisa potencoi sferat kryesore në të cilat do të angazhohet kjo parti. “Ne do të fokusohemi në ndryshimin e gjendjes në arsim dhe shëndetësi, si dhe të bëjmë investime në bujqësi. Bujkut duhet t’i garantohet çmimi minimal i shitjes së produktit”, deklaroi Limaj, transmeton V
Në anën tjetër, siç raporton kryetari i degës së kësaj parti në Vushtrri, Abdullah Vojvoda, tha se viti i tretë i themelimit NISMA-n në Vushtrri e përshkon me rritje të madhe dhe krijimin e strukturave në pothuajse në të gjitha fshatrat dhe lagjet e Vushtrrisë.
“Në si mision dhe përkushtim për këtë vit e kemi përgatitjen e listës së kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale, ku NISMA do të bëjë të pamundurën që qytetit t’i ofroj ndryshimin në qeverisje. Ne do të garojmë për herë të parë në zgjedhjet lokale dhe do të bëjmë të pamundurën që qytetarëve të Vushtrrisë t’ua rikthejmë dinjitetin”, tha Vojvoda.



