Limaj: AAK-ja u ngut kur e thirri protestën pa u konsultuar me dy partitë tjera

PUBLIKUAR

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se subjekti i tij do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga AAK për me 14 maj, mirëpo ai ka theksuar se AAK-ja nuk është dashur ta ftojë vetë protestën.

“Data e protestës duhej të ishte vendosur nga të tri partitë opozitare, e jo vetëm nga AAK”, tha Limaj për RTV21, transmeton Telegrafi.

Më pas ai shtoi se shpreson që Lëvizja Vetëvendosje të marrë pjesë në këtë protestë.

Limaj në emisionin “Argument plus” ka ritheksuar po ashtu se Nisma nuk do të pranojë asnjëherë të ulet në një tavolinë ku temë diskutimi nuk do të jetë dalja nga kriza politike.

“Ne nuk do të ulemi asnjëherë në një tavolinë që do të vazhdojë kriza politike. Do të ulemi vetëm kur në agjendë është dalja nga kriza politike”, ka thënë Limaj.

Ai ka shtuar se sa më shpejtë që mbahen zgjedhjet e parakohshme aq më mirë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...

Nga viti i ardhshëm, në aeroport mund të pini ujë falas

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se, nga viti i ardhshëm,...

E martë përcëlluese, temperaturat deri në 36 gradë

Kosova të martën do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, sipas njoftimit të...