Ligjet që kushtëzojnë liberalizimin

PUBLIKUAR

Institucionet e Kosovës për më pak se tre muaj duhet të plotësojnë edhe disa kritere teknike, si dhe të miratojnë nëntë ligje që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave. Më pas Ministrisë së Integrimeve Evropiane i hapet rruga t’ia dërgojë Komisionit Evropian, raportin për përmbushjen e kritereve për heqjen e vizave.

Njëri prej ligjeve më të rëndësishme në këtë proces është Ligji për përgjimet elektronike, ndërsa sfida tjera janë edhe finalizimi i procedurave të prokurimit për certifikata të reja, demarkimi i kufirit me Malin e Zi, miratimi i Rregullores për Sistemin Informativ për Evidencë Penale dhe futja në funksion e këtij sistemi, e miratimi i Rregullores për Menaxhim të Programit të Riintegrimit, shkruan “Zëri”.

Drejtuesit e Ministrisë së Integrimeve Evropiane janë shprehur të bindur se këto punë do të kryhen shpejt. Ndërkohë që anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane janë shprehur skeptikë.

“Sa u përket këtyre kushteve, shumica prej 9 ligjeve janë votuar në Qeveri, si Ligji për Avokatin e Popullit, Ligji për Barazi Gjinore, Ligji kundër diskriminimit, si dhe së fundi është votuar edhe Ligji për Përgjime të Telekomunikimeve i cili ishte pjesë e përgjegjësisë së Ministrisë së Integrimit. Shumë shpejt edhe 4 ligje të fushës së Gjyqësorit do të procedohen në Qeveri dhe kjo do të kompletojë përmbushjen e obligimeve legjislative nga udhërrëfyesi”, ka thënë zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...