Liga e Kampionëve mund të luhet jashtë Evropës

PUBLIKUAR

“Udhëtimi nga Portugalia deri në Azerbajxhan për shembull është njëjtë si të shkoni në New York”, tha Aleksander Çeferin, presidenti i ri i UEFA-s.

Aleksander Çeferin, presidenti i ri i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), nuk e përjashtoi mundësinë që disa nga lojërat, për shembull gjysmë-finalja apo finalja e Ligës së Kampionëve të luhet jashtë kontinentit të vjetër, në vende si Kina apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton AA, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se kjo mund të jetë një nga idetë në të ardhmen, por rreth kësaj duhet të flasim. Udhëtimi nga Portugalia në Azerbajxhan është për shembull e njëjtë si të shkoni në New York. Për tifozët kjo nuk është problem, por do të shohim. Kjo është një garë evropiane, kështu që duhet të mendojmë mirë”, citojnë mediat britanike Çeferin-in në një intervistë për AP.

Njëra nga idetë e cila është shfaqur është që ndeshjet e gjysmëfinales nga ditët e punës brenda javës të shtyhen për të shtunën, ku do të mundësohet që më shumë njerëz jashtë Evropës të ndjekin ndeshjet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...