Liga e Kampionëve: Lyoni kërkon ta ndalë Barcelonën e Messit

PUBLIKUAR

​Ndeshjet e xhiros së parë të fazës së 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve do të kthehen sonte, në orën 21:00, kur do të përballen katër klube të mëdha evropiane.

Në njërën prej këtyre dy ndeshjeve, Lyoni do ta presë Barcelonën, të cilët do të tentojnë të fitojnë për t’ua kompensuar dhimbjen që ua kishin shkaktuar tifozëve të klubit sezonin e kaluar, kur ishin eliminuar në mënyrë tronditëse nga Roma, transmeton Gazeta Express.

Kujtimi i natës së ndeshjet kthyese kundër Romës nuk është larguar ende nga mendja e lojtarëve të Barcelonës. Ajo disfatë e kishte goditur rëndë Ernesto Valverdes, i cili kishte arritur mjaft shumë suksese në garat e tjera, qysh në sezonin e tij të parë me katalonasit.

Skuadra e tij e kishte fituar në mënyrë bindëse ndeshjen e parë kundër italianëve, me rezultat 4:1, megjithatë në ndeshjen kthyese kishin pësuar disfatë me rezultat 3:0. Për shkak të epërsisë që të jep goli i shënuar si mysafir, Barcelona e kishte humbur vendin në gjysmëfinale.

Valverde do ta ketë mundësinë për ta shpaguar atë gabim këtë sezon. Në letër, shorti duket se ka rezultuar më i lehtë për Barcelonën, pasi që Lyoni e ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fazës së grupeve, ndërsa pesë të tjerat i kishte barazuar.

Megjithatë, ajo fitore erdhi kundër Manchester Cityt dhe skuadra e Bruno Genesios kishte qenë mjaft mbresëlënëse edhe në ndeshjen kthyese kundër skuadrës së Pep Guardiolës. Megjithatë, Barcelona mbetet favorite për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Lyoni e pësoi disfatën e parë në Ligue 1 këtë sezon, në fillim të këtij muaji, kundër Paris Saint-Germainit. Ata nuk kanë qenë aspak në formë të qëndrueshme këtë sezon dhe tani renditen në vendin e parë, 16 pikë larg liderit.

Në anën tjetër, “Blaugranët” kaluan lehtësisht në këtë fazë, duke e fituar grupin kundër Tottenhamit e Interit, pa asnjë humbje. Për më tepër, ata janë liderë të La Ligës, më shtatë pikë më shumë se klubi në vend të dytë.

Çelësi për Barcelonën është Lionel Messi, i cili duket se bëhet edhe më i mirë, me kalimin e vjetëve. Ai i ka shënuar 30 gola dhe i ka asistuar 17 të tjera në 30 ndeshje të këtij sezoni dhe Lyoni mund të shpresojë vetëm që kjo të mos jetë një ditë e mirë për argjentinasin. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...