Lidhjet e Rizvanollit me rekrutuesit e ISIS-it

PUBLIKUAR

Fatos Rizvanolli, i arrestuar ditë më parë nga Policia, kishte lidhje të ngushta me xhihadistët dhe “liderët” shqiptarë të grupeve terroriste në Siri dhe Irak, ai ishte në shërbim me financa për rekrutuesit e të rinjve në ISIS.

Gazeta “Zëri” mëson për rrjetin e të dyshuarve kosovarë që financonin “Shtetin Islamik”.

I deklaruar si banues me qira në një banesë në Prishtinë dhe ndërkohë po zhvillonte biznese jo të vogla në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Para disa viteve ishte shitës i hamburgerëve “hallall” prapa Teatrit Kombëtar e tash një kohë të gjatë është pronar i disa autolarjeve dhe biznesit për dhënien e veturave me qira nëpër Prishtinë.

Por, njëkohësisht, mik i ngushtë i udhëheqësve të grupeve radikale fetare në Kosovë dhe rekrutuesve për në “Shtetin Islamik” (ISIS).

Fatos Rizvanolli, i arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës, i dyshuar për financimin e rrjetit të “Shtetit Islamik” nga Kosova dhe lidhjet e tij të ngushta me xhihadistët dhe rekrutuesit kryesorë në Kosovë, mësohet të ketë qenë që nga fillimi shumë i afërt me “liderët” shqiptarë të grupeve terroriste në Siri dhe Irak.

Gazeta “Zëri” mëson detajet e aktiviteteve dhe të lidhjeve të Rizvanollit me grupet terroriste, i cili për vite me radhë kishte kamufluar aktivitetin e tij me bizneset e veturave. “Njëri nga 10 terroristët më të kërkuar në botë, Lavdrim Muhaxheri, sa ka qenë në Kosovë ka shfrytëzuar veturat e Rizvanollit dhe është mik i mirë i tij”, bën të ditur burimi i gazetës “Zëri”.

1

SHIKO MË SHUMË

Gashi: Edhe pak orë afat për konstituimin e Kuvendit, të zgjedhim kryetarin dhe të vazhdohen bisedimet për qeverinë e presidentin

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës shkruan se kanë mbetur vetëm disa orë...

U rikthye në Kuvend, flet Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ka reaguar pas rikthimit si deputete në Kuvendin e Kosovës. “Po rikthehemi aty...

Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer për tejkalim ekstrem të shpejtësisë në komunën...