Lideri i tifozëve ultras të PSG-së: Kemi folur dhe jemi sqaruar me Neymarin, do të rrijë në Paris

PUBLIKUAR

E ardhmja e Neymarit mund të jetë e panjohur për shumë njerëz nëpër botë, por jo edhe për ata në Paris, sepse parisienët janë të bindur se sulmuesin brazilian do të qëndrojë në Paris Saint-Germain.

Ky është pohomi i bërë sot nga presidenti i grupit të tifozëve utras të PSG-së, Romain Mabille, transmeton Gazeta Express.

Ai e ka zbuluar se ka grupi i tifozëve kanë biseduar me familjen e lojtarit pas zemërimit me disa prej komenteve dhe sjelljeve të tij, në përpjekje për t’i sqaruar gjërat.

“Neymar ndihet mirë në Paris dhe dëshiron të qëndrojë, përkundër kritikave që i ka marrë në disa raste”, ka thënë Mabille në një intervistë me Le Sueur.

“Në fund, e gjitha ishte një keqkuptim”, insistoi ai.

“Kemi folur me familjen e tij dhe me të për t’i sqaruar gjërat dhe për t’i vënë ato në vendin e vet. Neymar është ai që është, por po ashtu ai nuk duhet të jetë mos respektues ndaj përkrahësve dhe publikut”, insistoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...