Lideri i quajtur Hekuran Kryeziu, tjetër asistim në fitoren e Luzernit

PUBLIKUAR

Hekuran Kryeziu padyshim që është njëri ndër lojtarët shqiptar me formën më të mirë sportive.

Mesfushori fantastik i Përfaqësueses së Kosovës ka zhvilluar edhe një ndeshje fantastike me skuadrën e tij Luzern, duke e udhëhequr drejt fitores 1-0 ndaj Thunit.

Si në çdo takim tjetër edhe ndaj Thunit, Hekurani ishte lider i skuadrës së tij, duke qenë i pakalueshëm në fazën defensive por edhe duke krijuar shumë raste për shënim.

Golin e vetëm Luzern arriti ta shënoj në minutën e 52-të të ndeshjes nëpërmjet mbrojtësit Schachten, i cili u asistua nga talenti kosovar Hekuran Kryeziu.

Për 22-vjeçarin ky ishte asistimi i katërt në këtë edicion me Luzernin, ndërsa ka arritur të shënoj edhe një gol në elitën e futbollit zviceran.

Pas kësaj fitore, Luzern është ngjitur në pozitën e katërt në tabelë me 23 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...