Liderët po frikësohen nga Gjykata Speciale (Video)

PUBLIKUAR

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se ka qenë shumë e qartë që misionit të EULEX-it t’i vazhdohet mandati.

“Meqenëse ka mosbesim total në organet shtetërore dhe në organet e drejtësisë në Kosovë, atëherë detyrimisht do të kemi misione të huaja që si të tilla janë të dëmshme”, ka deklaruar Gashi në emisionin “Kontakt”, me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel.

Ai ka thënë se ky mision ka shpenzuar më tepër se një miliard e gjysmë euro dhe rezultati i tyre është jashtëzakonisht i dobët.

“Taksapaguesit evropianë do të duhej të kërkonin llogari prej misionit të EULEX-it se pse ka qenë kaq jo funksional”, ka thënë Gashi.

Ai ka thumbuar edhe liderët e partive politikë, të cilët sot u deklaruan se janë pro vazhdimit të mandatit të EULEX-it.

“Ju e dini që se paku sot dy kryetarë të partive kanë deklaruar publikisht se ata janë për vazhdimin e misionit të EULEX në Kosovë, ndërsa që të dy kanë pasur probleme me vet sistemin juridik të EULEX-it”, ka thënë Gashi. “Meqenëse është Gjykata Speciale, të gjithë ata që potencialisht mund të jenë të akuzuar nga ajo, po dëshirojnë me i relaksu raportet me ndërkombëtarët duke menduar t’i shmangën akuzimit të tyre në Gjykatën Speciale”.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...