Liderët e BE-së në samitin e parë pas votimit për Brexit

PUBLIKUAR

Liderët e Bashkimit Evropian sot më vonë gjatë ditës në Bruksel, e fillojnë samitin e tyre të parë, prej se në Britani është votuar për largim nga BE-ja.

Dje, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kryeministri italian, Matteo Renzi, në një deklaratë të përbashkët, thanë se Evropa është e “bashkuar”.

Ata kanë thënë se nuk do të ketë negociata joformale me Britaninë për raportet e ardhshme të saj me BE-në, derisa të aktivizohet kapitulli 50 i Marrëveshjes së Lisbonës, për fillimin formal të procedurës së largimit.

Kryeministri britanik në largim, David Cameron, disa herë ka theksuar se kjo nuk do të ndodhë derisa të emërohet pasardhësi i tij, me gjasë në muajin shtator, transmeton Evropa e Lirë. Cameron do të takohet sot me 27 liderët e tjerë të BE-së, por ditën e dytë të samitit, liderët do ta vazhdojnë samitin pa pjesëmarrjen e tij.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...