Lichtsteiner mungon kundër Napolit

PUBLIKUAR

Vazhdon emergjenca me dëmtimet në shtëpinë e Juventusit.

I fundit është Stephan Lichsteiner, i cili ka dalë sot nga spitali pas problemit të pësuar, por mbrojtësi i krahut do të mungojë në sfidën kundër Napolit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi bardhezi nëpërmjet një komunikate për shtyp.

“Lojtari ka pasur vështirësi në frymëmarrje pas pjesës së parë të luajtur dje kundër Frosinone dhe është çuar në spital për të bërë analizat përkatëse. Lichtseiner ka qëndruar atje deri mëngjesin e sotëm dhe gjendja e tij do të monitorohet në ditët në vazhdim. Lojtari nuk është stërvitur sot dhe ka pak mundësi që të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Napolit”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...