Liberalizimi i vizave për Kosovën, shumë afër

PUBLIKUAR

Një ditë pasi Komisioni Europian shpalosi raportin e progresit për Kosovën duke konstatua se liberalizimi i vizave mund të vije në 2016, me përmbushje të disa kushteve, pritshmëria e Tiranës është optimiste për realizimin e këtij objektivi.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, argumenton këtë optimizëm me faktin se për herë të parë pas disa refuzimeve, Kosovës i njihen progresi i arritur dhe raporti balancon arritjet dhe evidenton qartësisht kushtet, çka ndodh për herë të parë.

“Është realiste që të presim që në vitin 2016 ëndrra e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur pa viza në hapësirën Schengen të jetësohet”, tha Bushati.

Vendimi për heqjen e vizave është sa teknik dhe politik, thotë Bushati i pyetur se kush peshon më shumë në një vendimmarrje të Brukselit.

Së pari, qeveria e Kosovës duhet të përmbushë kushtet që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, transparencës qeverisëse e menaxhimit të kufijve, por nga ana tjetër edhe vetë situata brenda BE-së duhet të kihet parasysh, dhe kjo veçanërisht në një rast si i Kosovës, shtet që ende nuk njihet nga pesë vende anëtare.

“Kemi një gjykimin, në kuptimin e pastër teknik, por kemi dhe konsiderata politike për këto procese, në varësi të rrethanave në të cilat ndodhet vetë BE-ja”, tha Bushati, njofton Top Channel.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...

Ikën stuhia, rikthehet dielli: Parashikimi i motit për ditën e martë

Gjatë ditës së martë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara,...