Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është prioritet i BE-së

PUBLIKUAR

Përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë thonë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është prioritet i Bashkimit Evropian. Madje, edhe pse ishte paralajmëruar që komisionari për Migrim dhe Çështje të Brendshme i BE-së, Dimitris Avramopoulos, ta vizitonte Kosovën gjatë muajit shkurt për të parë nga afër plotësimin e tetë rekomandimeve të fundit, kjo nuk ndodhi.

Tani bëhet e ditur se në pjesën e dytë të muajit mars në Kosovë fillimisht do të qëndrojë për disa ditë një Komision Vlerësues i BE-së dhe tek pastaj do të vijë edhe komisionari Avramopoulos.

Sipas ekspertëve të integrimeve evropiane, në rast se vlerësohet se janë përmbushur këto rekomandime i hapet rrugë Komisionit Evropian për të dhënë një rekomandim pozitiv, ndërsa në fund vendimin do ta merrte Këshilli i Bashkimit Evropian, i përbërë nga ministrat e Punëve të Brendshme të shteteve anëtare të BE-së.

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka thënë për “Zërin” se procesi i liberalizimit të vizave është në fazën përfundimtare.

Ndërsa është shprehur i bindur se vlerësimi për përmbushjen e tetë rekomandimeve do të jetë pozitiv.

SHIKO MË SHUMË

Tragjedia e djeshme në Pejë, sot varroset gruaja që u godit për vdekje nga treni

58 vjeçarja, Florije Muriqi e cila humbi jetën tragjikisht të hënën pasi u godit...

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar lidhur me Lojërat Mesdhetare ‘’Prishtina 2030’’, duke...

Lista Serbe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kundër Nenad Rashiqit

Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës...