Lewandowski vjen me het-trik për Barcelonën në fitoren e tyre të thellë kundër Plzen

PUBLIKUAR

Barcelona e ka shkatërruar Viktoria Plzen me rezultat 5-1. Kessie (13’), Lewandowski (34’, 45+3’, 67), Torres (71’) shënuan për Barçën, kurse Sykora (44’) shënoi golin e vetëm për Plzen. Barcelona prin tani me pikë në grupin e vdekjes ku është edhe Bayern Munchen dhe Interi.

Barcelona ka fituar me spektakël në Camp Nou duke e mundur skuadrën çeke Viktoria Plzen.

Goli i parë për Barcelonën erdhi në minutën e 13-të. Kounde pasoi të Franck Kessie, i cili e shënoi golin e parë në fanellën e Barcelonës.

Robert Lewandoski reagoi në minutën e 34-të pasi u shërbye nga Sergi Roberto për një epërsi komode të Barcelonës.

Plzen reagoi duke shënuar gol në minutën e 44-të me Sykora. Kujtojmë se Viktoria ka mundur të shënonte edhe një gol nga penalltia të cilin e priti ter Stegen.

Në minutat shtesë Lewandowski do të shënonte edhe njëherë pasi mori një super pasim nga Dembele.

Në pjesën e dytë Barcelona shënon edhe dy gola.

Lewandowski do ta përfundonte het trikun në minutën e 67-të të ndeshjes, e ku ai u asistua nga Ferran Torres.

Torres shënoi edhe vetë gol në minutën e 71-të por ai u asistua nga Dembele.

Kjo fitore e lënë në vendin e parë Barcelonën në Grupin C. Bayerni në anën tjetër fitoi me rezultat 0-2 dhe mbetet në vendin e dytë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...