Lewandowski vendos rekord në Bundesligë

PUBLIKUAR

Robert Lewandowski e ka vendosur një rekord të ri në Bundesligë pasi shënoi golin e 105 për Bayern Munichun në ligën elitare gjermane.

Ai është bërë lojtari i parë jo gjerman që arrin t’i shënojë 105 gola për një klub të vetëm në histori të Bundesligës, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi polak shënoi me kokë pas harkimit të Serbastian Rudyt në minutën e 73-të në fitoren rutinore 3-0 të Bayern Munichut në udhëtim kundër Hannoverit të shtunën pasdite.

Rudy shënoi golin e tretë për kampionin e Bundesligës pasi Thomas Muller realizoi golin e epërsisë 12 minuta brenda pjesës së dytë.

Më parë rekordi mbahej nga Claudio Pizarro, i cili i kishte shënuar 104 gola në tri sezone për Werder Bremen. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...