Lewandowski vendos për të ardhmen

PUBLIKUAR

Robert Lewandowski pritet ta vazhdojë marrëveshjen me Bayern Munich, pas lajmeve se do të largohej nga klubi në verën e ardhshme.

Duket se Robert Lewandowski ka vendosur përfundimisht t’i përkushtohet gjigantit gjerman Bayern Munich, duke e vazhduar qëndrimin në Allianz Arena, raporton Gazeta Express.

Kohëve të fundit është përfolur se sulmuesi polak do të largohej nga Bayerni, me të cilin e ka fituar çdo trofe të madh vendorë – plus Ligën e Kampionëve.

Por pasi largimi gjatë kësaj vere i dështoi, duket se ai e ka ndryshuar mendjen dhe dëshiron të qëndrojë duke nënshkruar marrëveshje të re.

Marrëveshja e tanishme mes 33-vjeçarit dhe Bayernit skadon në verën e vitit 2023./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...