Lewandowski shpallet lojtari i sezonit në Bundesliga

PUBLIKUAR

Super ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski, është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në Bundesliga.

Ai ka zhvilluar një sezon mbresëlënës, duke u bërë futbollisti i parë që shënon në 11 ndeshje me radhë në Bundesliga.

Lewandowski ka shënuar kundër çdo ekipi që është përballur këtë sezon, derisa i shënoi për herë të parë Fortuna Dusseldorfit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29.

Ai ka shënuar 33 gola në Ligë dhe për herë të katërt në pesë sezone, arriti të shpallet golashënuesi më i mirë.

Lewa u shpreh shumë i lumtur për të arriturat e tij në sezonin 2019/20, që me statistika, është sezoni më i mirë në karrierë, raporton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...