Robert Lewandowski e ka shënuar paraqitjen e 100-të në Ligën e Kampionëve me një het-trik, duke i ndihmuar Bayern Munichut ta kalojë fazën grupore.
Sulmuesi polak i shënoi tri prej pesë golave në fitoren e Bayernit 5:0 kundër Benficas të mërkurën në Allianz Arena, raporton Gazeta Express.
Kjo ishte paraqitje e 100-të e Lewandowskit në garën elitare evropiane dhe ai nuk dëshpëroi si gjithmonë, duke shkëlqyer plotësisht.
Bayerni u bë ekipi i parë që kalon në fazën e eliminimit direkt të garës së këtij sezoni.
Në përgjithësi, Lewandowski i ka 81 gola në 100 ndeshje në Ligën e Kampionëve, që nënkupton se ai është njëri prej sulmuesve më frytdhënës në këtë garë.
32-vjeçari ngel mbrapa vetëm Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, të cilët i kanë nga 139 dhe 123 gola përkatësisht.
Por Ronaldo i ka 180 paraqitje në Ligën e Kampionëve, ndërsa Messi 152 paraqitje.
Po ashtu, Lewandowski i prin garës së golashënuesve të këtij edicioni me 8 gola në katër ndeshje. /Gazeta Express/
ℹ️ Quickest to 80 Champions League goals:
👕1⃣0⃣0⃣ Robert Lewandowski
👕1⃣0⃣2⃣ Lionel Messi
👕1⃣1⃣6⃣ Cristiano Ronaldo#UCL pic.twitter.com/iMVZN9F3Iw— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 2, 2021


