Lewandowski regjistron rekord të ri në Champions pas hat-trickut ndaj Salzburgut

PUBLIKUAR

Robert Lewandowski ka regjistruar rekord të ri në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi polak i realizoi tre gola për Bayern Munichun në fitoren e thellë, 7:1 ndaj Salzburgut.

Gjiganti bavarez i hyri lojës së kthimit të së tetës së finales pas barazimit 1:1 në lojën e parë në Austri.

Por, falë Lewas, gjithçka ishte e lehtë në “Allianz Arena”, shkruan “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi polak realizoi në minutën e 12-të nga penalltia.

Dhe, nëntë minuta më vonë ai e gjeti përsëri golin para se ta kompletonte hat-trickun pas 120 sekondash.

Në total, Lewandowski shënoi tri herë brenda vetëm 23 minutash lojë duke e shkruar historinë në Ligën e Kampionëve.

Më saktësisht, ai shënoi në harkun e 11 minutave, në atë të 12-të, 21-të e 23-të.

Me këtë rast, ai e theu rekordin e Marco Simones për tregolëshin më të shpejt në këtë kompeticion.

Futbollisti më i mirë në botë i shpallur nga FIFA nuk e ka ndërmend të ndalet.

Golat tjerë për Bayernin i shënuan: Thomas Muller dy herë, Sergi Gnabry dhe Leroy Sane. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...