Lewandowski, prioritet i gjigantit evropian

PUBLIKUAR

Robert Lewandowski dëshiron të largohet nga Bayern Munichu gjatë verës që vjen.

Futbollisti polak ka kontratë me gjigantin bavarez deri në vitin 2023, por në mendjen e tij është largimi i menjëhershëm nga Gjermania.

E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se lojtari më i mirë në botë i dy viteve të fundit, i shpallur nga FIFA, është bërë objektiv kryesor i Barcelonës, përcjell “Gazeta Express”.

Madje, thuhet se menaxhmenti sportiv i Barçës e ka prioritet transferimin e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit në “Camp Nou”.

Mirëpo, kampioni gjerman nuk dëshiron ta bëjë të lehtë largimin e tij.

Trajneri Julian Nagelsmann shpreson ta ketë Lewan në dispozicion edhe një vit.

Por, Bayerni mund ta humbasë lojtarin pa para vitin tjetër, kur edhe do t’i skadojë kontrata, pasi veterani i sulmit nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën.

E nëse e shet këtë verë, Bayerni do t’i kërkonte 40 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...