Lewandowski: Nuk jam në bisedime me Realin

PUBLIKUAR

Prej ditësh nga Spanja qarkullojnë lajme se Reali po bën gati një ofertë të jashtëzakonshme për sulmuesin Robert Lewandowski.

Më shumë rastit i ka vënë zjarr prania e agjentit të lojtarit, Sezari Kuharski, në “Bernabeu” fundjavën e shkuar.

Ndonëse nuk u ul afër drejtuesve të Realit, mediat spanjolle janë të sigurta se Kuharski ka biseduar me drejtuesit madrilenë, për të parë ofertën e tyre.

Megjithatë, duket se vetë Lewandowski tashmë është lodhur nga spekulimet dhe ka preferuar të sqarojë të gjitha.

“Është e njëjta histori çdo vit”.

“Nuk jam në humor të mirë për spekulime. Nuk kam pasur asnjë lloj kontakti me Real Madridin”, u shpreh polaku për Sport Bild. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...