Lewandowski i kënaqur me pikët maksimale

PUBLIKUAR

I zhvilluan 120 minuta në Ligën e Kampionëve dhe të gjithë prisnin një Bayern më të lodhur në përballje me Kolnin.

Ashtu edhe ishte pasi Bayerni ishte disi më i lodhur por arriti ta shënoi një gol dhe t’i marrë tri pikë të mëdha nga ky takim.

Autori i golit të vetëm, Robert Lewandowski pas ndeshjes ka thënë se rëndësi kanë pikët e fituara edhe pse nuk erdhën me spektakël.

“Nuk ishte ndeshje përfekte nga ne, mirëpo pas 120 minutave të mërkurën bëmë mirë që arkëtuam pikët maksimale”.

“Kur avantazhi është minimal gjithmonë ke rrezik dhe ashtu edhe ndodhi për ne deri në fund. E rëndësishme është se jemi kthyer në Munich me tri pikë”, deklaroi Polaku.

Në këtë takim ish-anëtari i Dortmundit shënoi golin e tij të 25-të sezonal në Bundesliga. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...