“Lewandowski është një makinë në ajër”

PUBLIKUAR

Talenti i Barcelonës, Pedri i ka lavdëruar bashkëlojtarët në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Sport”.

Mesfushori kreativ mbi të gjitha dha fjalë të mëdha për përforcimin e kësaj vere, Robert Lewandowski.

“Robert është ‘i çmendur’, bën shumë gola, asistime, është një makinë në ajër. Është spaketakolare të punosh me të, i ndihmon të rinjtë, ata që kanë ardhur këtë verë apo edhe ata që janë aty që disa vite. Me të ia kaloj mjaft mirë, si brenda ashtu edhe jashtë fushës së blertë”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi spanjoll, shkruan “Gazeta Express”.

Ai foli edhe për Ousmane Dembelen, një tjetër lojtar i rëndësishëm i “Blaugrana”.

“Ousmane di të befasojë gjithmonë. Në ditën e lojës e kemi kuptuar se është bërë baba. Në fushë me topin mund të bëjë gjithçka mirë, është i jashtëzakonshëm, pak lojtarë në botë dinë t’i bëjnë gjërat që i bën ai. Buzëqesh gjithmonë, i sjell lumturi grupit të lojtarëve. Është e shkëlqyeshme që e kemi këtu dhe shpresoj që të qëndrojë me ne për shumë vite”, vazhdoi super-talenti i Barcelonës.

Ai i lavdëroi edhe Gerard Piquen dhe  Jordi Alban, të cilët i falënderoi për ndihmën që po ua japin të rinjve, të cilëve po ua transmetojnë krejt ato që i dinë. /Gazeta Express/

LAJME TË TJERA

Në Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, eksperti gjerman prezantoi studimin për ShSKUK-në

Në mbledhjen e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, kryeministri Albin Kurti, i cili kryeson këtë...

Aksident në Pejë, të përfshira dy vetura dhe një autobus – ka të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka...

I riu nga Gjakova ka nevojë për ndihmën tuaj, duhet ta bëjë transplantimin e dy veshkave

Adnan Syla nga Gjakova është diagnostikuar me sëmundjen e veshkave. Atij i duhet ta bëjë...

Kurti fton shqiptarët në Serbi t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë: Dëshmoni që jeni aty

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Serbi...

SHIKO MË SHUMË

Ten Hag: Nuk do të luajmë kundër Haalandit, por kundër Manchester Cityt

Erik ten Hag është paraqitur sot në konferencë për media, ku foli për kundërshtarin...

Arsenali nuk është dorëzuar, planifikon sërish transferimin e mesfushorit italian

Manuel Locatelli zgjodhi Juventusin para Arsenalit vitin e kaluar, por ende mund të bëjë...

Henry e kritikon VAR-in: Nuk është mjaftueshëm i shpejtë

Thierry Henry nuk është adhurues i VAR-it, të paktën jo në gjendjen e tij...