Lewandowski e di se po e kërkon Reali

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ka joshur interesimin e Real Madridit – ka konfirmuar agjenti i tij.

Futbollisti polak ka shënuar 14 gola në 11 ndeshje këtë sezon në Bundesliga dhe të gjitha klubet e mëdha e duan në skuadër.

Los Blancos janë të interesuar që ta transferojnë 27-vjeçarin në verën e ardhshme.

“Nuk mund të mohosh se ekziston interesim nga Real Madridi”, citon Marca fjalët e agjentit Cezary Cucharsky.

Edhe pse nuk është konfirmuar kontakti direkt mes përfaqësuesve të të dyja palëve, bëhet e ditur se lojtari tashmë ka filluar të mësojë spanjisht. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...