Lewandowski duhet ta bëjë këtë sakrificë të madhe për t’iu bashkuar Barcelonës

PUBLIKUAR

Tashmë është e qartë se Robert Lewandowski dëshiron t’i bashkohet Barcelonës në afatin kalimtar të verës.

Edhe pse ka kontratë me Bayern Munichun deri në vitin 2023, sulmuesi polak preferon të largohet nga “Allianz Arena” në verën e këtij viti, shkruan “Gazeta Express”.

Aktualisht, futbollisti më i mirë në botë i dy viteve të fundit, i shpallur nga FIFA, paguhet 12,5 milionë euro në vit tek gjiganti bavarez.

Mirëpo, gazetari sportiv Gerard Moreno njofton se ish-futbollisti i Borussia Dortmundit duhet të bëjë sakrifica nëse dëshiron të përfundojë në “Camp Nou”.

Më saktësisht, Lewandowski duhet të pranojë të marrë rrogë më të ulët për t’iu bashkuar Barçës.

E ai është i gatshëm ta bëjë këtë sakrificë vetëm për t’u transferuar tek gjiganti katalunas.

Natyrisht, më pas edhe klubet duhet të bien dakord për këtë transferim. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...