Lewandowski do ta bartë shiritin e kapitenit me ngjyrat e Ukrainës në Botëror, pas kërkesës së Shevchenkos

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Andriy Shevchenko është takuar me Robert Lewandowskin, i cili po përgatitet me Kombëtaren e Polonisë për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, kundër Holandës dhe Uellsit.

Legjenda ukrainase e ka falënderuar polakun, i cili kur ishte te Bayern Munichi kishte mbajtur një shirit me ngjyrat e Ukrainës dhe kishte kërkuar mbështetjen e botës për vendin në kufi me Poloninë, transmeton Gazeta Express.

“Bota nuk mund të pranojë atë që po ndodh atje. Shpresoj që e gjithë bota të mbështesë Ukrainën”, ishte shprehur Lewandowski më 26 shkurt, pas ndeshjes kundër Eintracht Frankfurtit.

Përveç kësaj, sulmuesi i Barcelonës u pozicionua kundër çdo ndeshje të mundshme me Rusinë.

Sot, Shevchenko i dhuroi Lewandowskit një shirit kapiteni me ngjyrat e shtetit të Ukrainës dhe i kërkoi që atë ta mbajë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, që zhvillohet këtë vit. Ish-sulmuesi i Milanit gjithashtu dha mirënjohje për bashkëkombësit e kapitenit të Polonisë, që gjithashtu kishin shprehur mbështetje për ukrainasit pas fillimit të agresionit rus.

“Ky shirit në krahë simbolizon për mua shumë emocione që lidhen me vendin tim. Faleminderit juve dhe gjithë kombit polak për mbështetjen e bashkatdhetarëve të mi”, tha 45-vjeçari, i cili pastaj e vendosi shiritin në krahun e sulmuesit.

“Liria është një nga të drejtat më të rëndësishme. Ishte e natyrshme që unë t’ju mbështes dhe të jem pranë jush”, u shpreh pastaj Lewandowski  në një fjalim para mediave.

Më pas, në rrjetet sociale, 34-vjeçari për takimin e tij me Shevechenkon shkroi: “Faleminderit Shevchenko. Ishte kënaqësi që të njoha! Do të jetë një nder për mua të mbaj shiritin e kapitenit me ngjyrat e Ukrainës në Kampionatin Botëror”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...