Lewa detyrohet të zgjedhë, Messi apo Ronaldo?

PUBLIKUAR

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Kjo pyetje është bërë shumë shpesh dikur, por edhe sot, kur ata janë afër t’i varin atletet, vazhdon të bëhet.

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, është i radhës që s’ka mundur t’i ikë kësaj pyetje nga BILD.

Ai ka shpjeguar ndryshimin midis Messit dhe Ronaldos.

“Që kur u bëra profesionist, Messi dhe Ronaldo kanë qenë mbi të gjithë të tjerët. Gjithmonë ka qenë një duel mes tyre. Gjithçka ka të bëjë me llojin e lojtarit që preferoni. Përgjigja për pyetjen (e cila është më e larta) është e vështirë. Unë e respektoj punën e palodhur të Cristiano Ronaldos. Për Messin gjithçka duket e lehtë. Unë mendoj se Cristiano duhet të punojë më shumë për të pasur sukses”, u shpreh Lewa. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...