Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan i bashkëngjiten: Xhelal Haliti, Berat Reqica dhe Flamur Sylejmani

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Ditë më parë, Lëvizjes Vetevëndosje – Qendra në Lipjan u janë bashkëngjitur edhe tri personalitete nga Lipjani, ekspert të fushave të ndryshme dhe qytetar aktiv. Xhelal Haliti, aktor i njohur jo vetëm në Kosovë, por në tërë hapësirën shqiptare dhe me gjerë, për kreativitetin e tij në prodhimin e filmave dhe punën e palodhshme në shfaqje teatrale. Xhelali, përtej angazhimit profesional dhe artistik ka edhe një vokacion dhe ndjeshmëri prej qytetari aktiv kur bëhet fjalë për zhvillimet shoqërore dhe politike në vend dhe në qytetin e Lipjanit.

Në anën tjetër, Berat Reqica një profesionist i fushës së ekonomisë dhe çështjeve financiare në përgjithësi, një djalë i sjellshëm dhe i respektuar, i specializuar për çështjet ekonomike dhe të IT-së dhe me një përvojë të vlefshme të punës në shumë organizata dhe institucione, si: OSBE, Banka etj. Berati, përtej angazhimit profesional, ka zgjedhur të angazhohet në Vetëvendosje për t’i dhënë fund dëmtimit të vazhdueshëm të vendit dhe humbjes së shpresës jo vetëm për brezat aktual, por edhe për të ardhshmit, thuhet nga burime brenda qendrës së Vetëvendosjes në Lipjan.

Flamur Sylejmani, një studiues i shkencave shoqërore, respektivisht Filozofisë dhe në specializim për Diplomaci, aktualisht është i angazhuar si mësimdhënës, por edhe si opinionist, duke shkruar dhe reflektuar për zhvillimet shoqëroro-politike në vend. Qasja e drejtë dhe kritike për dukuritë negative në vend kanë qenë fokusi i reagimeve dhe shkrimeve të Flamurit. Së fundi, i bindur që e keqja që po i bëhet vendit dhe përpjekja për të rikthyer shpresën dhe vendosjen e një qeverisje të drejtë dhe tërësisht në shërbim të qytetarëve në nivel vendi dhe në komunën e Lipjanit, zgjodhi t’i bashkëngjitet Lëvizjes Vetëvendosje! thuhet ndër të tjera nga ky burim, shkruan Lipjani Qyteti IM.

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...