Lëvizja Vetëvendosje publikon emrat e tetë të arrestuarve

PUBLIKUAR

Më poshtë mund ta lexoni reagimin nga Lëvizje Vetëvendosje si dhe tetë emrat e të arrestuarve.

“Dhjetëra të arrestuar në dy ditët e fundit. Të martën dhe të mërkurën, Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetëra qytetarë të cilët po e shprehnin vullnetin e tyre kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe kundër marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi. Në mesin e të arrestuarve janë:

1. Arianit Manxhuka

2. Artan Abrashi

3. Asdren Lekaj

4. Ilir Pantina

5. Shkëlqim Morina

6. Shpyrton Mehmeti

7. Valon Bekteshi

8. Zgjim Hyseni

Policia e Kosovës ende nuk po i publikon emrat e të arrestuarve të tjerë, edhe pse vetë e kanë konfirmuar se janë 24 të tillë.

Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve dhe qytetarëve, për shkak se përndjekjet dhe arrestimet e tilla do ta përshkallëzojnë edhe më tutje situatën.

19 nëntor 2015
Lëvizja VETËVENDOSJE!”, shkruan Vetëvendosje.

SHIKO MË SHUMË

Shi i rrëmbyeshëm shkakton dëme në Istog, lisa e shtylla elektrike përfundojnë në rrugë

Një shi i rrëmbyeshëm ka shkaktuar dëme në disa fshatra të Komunës së Istogut...

Temperaturat e larta, IKSHPK apelon për kujdes: Fëmijët të mos lihen në automjete, as për pak minuta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të...

Përparim Rama: Nisi asfaltimi te rrethi që lidh rrugën A me rrugën B

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, po vazhdon t’i publikojë në profilin e...