Lëvizja për Bashkim: Kosova Lindore duhet të përfshihet në dialog sa më shpejt

PUBLIKUAR

Lëvizja për Bashkim ka thënë se përfshirja e Kosovës Lindore në dialogun Kosovë-Serbi është çelësi demokratik për të gjitha palët në dialog, i cili, sipas tyre, çon në zgjidhje me paqe, stabilitet dhe zhvillim afatgjat

Sipas tyre, përfshirja e Kosovës Lindore në dialogun Kosovë-Serbi e balancon dialogun.

“Dhe, në fund, Kosova Lindore duhet të përfshihet në dialog sa më shpejt, në mënyrë që banorët e kësaj pjese të shohin një shpresë perspektive për jetën e tyre, ta ngjallin shpresën se do të shpëtojnë nga diskriminimi shekullor që përjetuan nga shteti serb”.

Më poshtë lexoni reagimin e plotë:

Pse është e domosdoshme që Kosova Lindore të bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi

Që në fillimet e tij e në vazhdimësi dialogu Kosovë-Serbi ka qenë i vendosur mbi premisa të gabuara. Është biseduar e po bisedohet vetëm për serbët e Kosovës, përkatësisht veriun e Kosovës e po lihen anash padrejtësisht shqiptarët e Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë).

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të gjejë zgjidhje afatgjatë dhe demokratike nëse Kosova Lindore nuk bëhet pjesë e këtij dialogu. Është kështu për shumë arsye:

E para, është vullnet i popullatës shumicë, i shprehur me të gjitha format legale demokratike; dhe se është pjesë natyrore e trungut të Republikës së Kosovës, me vazhdimësi territoriale dhe me shumicë shqiptare;

E dyta, është detyrë e secilës palë të përfshirë në dialog që të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje sa më të drejtë, një marrëveshjeje që sjell paqe, stabilitet dhe zhvillim afatgjatë për të gjitha këto palë;

E treta, përfshirja e Kosovës Lindore në dialogun Kosovë-Serbi është çelësi demokratik për të gjitha palët në dialog, i cili çon në zgjidhje me paqe, stabilitet dhe zhvillim afatgjatë;

E katërta, e balancon dialogun;

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...