Lëvizja FOL: Ja Kryeminsitrat e Kosovës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

86462100_86477700

Lëvizja Fol, për mes performances “Kryeministrat e Kosovës”, të mbajtur para Qeverisë së Kosovës, ka propozuar që pesë liderët e partive politike të bëhen kryeministra në fusha të caktuar. Fol thotë se me propozimin e tyre vendi do të kalonte nga kriza.

Për të kaluar ngërçin politik që ka kapluar vendin pas paqartësive lidhur mandatarin e qeverisë, Lëvizja Fol, në mënyrë ironike ka propozuar që të mandatohen pesë kryeministra, në dikastere të ndryshme ku udhëheqësit e partive parlamentare janë treguar të “suksesshëm”.

Fol ka propozuar që Kryeministri aktual Hashim Thaçi, i cili edhe është kryetar i PDK-së, të jetë ministër i Energjetikës, Isa Mustafa LDK,  Ministër i Pushtetit Lokal, Albin Kurti VV, Ministër për respektim e marrëveshjes së 19 prillit, Ramush Haradinaj Ministër i Infrastrukturës dhe Fatmir Limaj, Ministër për luftimin e korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol, tha të premten se kjo është mënyra më e mirë për të kaluar ngërçin politik, të krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit, zgjedhje këto që, sipas tij, kanë qenë më të mirat që nga pas lufta.

Ai po ashtu tha se me propozimin e Lëvizjes Fol, do të ishte më lehtë edhe për Presidenten Jahjaga e cila nuk do të përballej me problem për zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që, sipas tij nuk është edhe shumë i qartë.

“Ne kemi menduar që të mandatojmë pesë kryeministra që do të kenë fusha të caktuara, në mënyrë që të shmangim zgjedhjet e jashtëzakonshme, të shmangim qeverinë teknike dhe ti kemi pesë kryeministra”.

“Hashim Thaçi në vitin 2007, ka proklamuar se do ta ndërtojë Termocentralin Kosova e Re. Nuk e ka bërë këtë, dhe ne kemi menduar që ndoshta detyra më e mirë për të do të ishte që të merr këtë dikaster, pra kryeministër për Energjetikë”.

“Isa Mustafa ka qeverisur prej vitit 2007 me Prishtinën, i ka humbur zgjedhjet lokale dhe ka bërë disa rregullime urbanistike në Prishtinë, ku përpos sheshit, lagjet tjera mund të shihen se si janë të rregulluara, dhe kemi menduar që pozita që më së miri do ti shkonte z. Mustafa, do të ishte kryeministër për Pushtet lokal dhe urbanizëm”.

“Njohësi më i mirë i negociatave Kosovë-Serbi në Bruksel, është Albin Kurti, dhe ne besojmë që ai i njeh më së miri detajet dhe pse s’ka qenë pjesë e bisedimeve direkt. Kwshtu kemi menduar që ta vëmë në pozitën e kryeministrit për zbatim të marrëveshjes së Brukselit”.

“Programi i Ramush Haradinaj dhe i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk është që ka përfshirë shumë infrastrukturën e vendit, dhe ne kemi menduar që infrastrukturën në kuptimin e rrugëve më së miri Haradinaj do të kishte pozitën e kryeministrit për infrastrukturë. Këtu kemi pas dilemë që ta lëmë kryeministër të 100 ditëve apo kryeministër të kryeministrave”.

“Në garë është edhe Fatmir Limaj, dhe në proceset që ka kaluar në këto vitet e fundit kemi besuar që pozita e kryeministrit në luftë kundër korrupsionit dhe për rend e ligj, do ti shkonte më së miri atij, sepse ka një përvojë  të mirë në sistemin gjyqësor”, tha Petrit Zogaj, nga Lëvizja Fol

 

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...