Lëvizja FOL i bën thirrje institucioneve publike për transparencë dhe bashkëpunim me mediat

PUBLIKUAR

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Lëvizja FOL shpreh shqetësim të thellë për gjendjen e lirisë së medias në Kosovë, e cila vazhdon të përkeqësohet.

Raporti i publikuar të premten nga “Reporterët pa Kufij” (RSF) ka vendosur Kosovën në pozitën më të ulët që nga paslufta duke shënuar një rënie të theksuar në indeksin global të lirisë së shtypit.

“Lëvizja FOL shpreh shqetësim të thellë për lirinë e medias që po përballet me kufizime, linçime dhe mungesë të  transparencës nga ana e institucioneve shtetërore ndaj mediave dhe gazetarëve dhe ri-kujton se liria e medias nuk është vetëm një detyrim ligjor, por është një nga shtyllat e demokracisë dhe si e tillë duhet të ruhet dhe respektohet nga të gjitha institucionet e vendit.

Lëvizja FOL i bën thirrje Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve tjera të ndalojnë çdo formë presioni, ndërhyrje ndaj gazetarëve dhe të krijojnë një kulturë bashkëpunimi me median si partnere për transparencën dhe informimin e qytetarëve. Gjithashtu kërkojmë nga udhëheqësit politikë të tregojnë përgjegjësi më të lartë në promovimin e një diskursi që respekton lirinë e medias dhe pavarësinë e saj”, thuhet në reagim.

Lëvizja FOL, në këtë ditë, shpreh mirënjohjen për të gjithë gazetarët, që në përmbushje të misionit të gazetarisë për informim të drejtë dhe të saktë pavarësisht sfidave, presioneve apo kërcënimeve, vazhdojnë të ushtrojnë profesionin e tyre në mënyrë të shkëlqyer.

“Lëvizja FOL i rikujton institucioneve publike se vetëm përmes bashkëpunimit me median, mund të ndërtojë besim me publikun dhe të forcojë demokracinë në Kosovë.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Mediave për të gjithë gazetarët që nuk heshtin përballë presioneve dhe mbrojnë të drejtën për informim!”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Qytetarët vërshojnë Skenderajn për Sami Lushtakun (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Skenderaj, njofton Klan Kosova. Aty kryetari i Skenderajt, Sami...

Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë me një thirrje për qytetarët...

Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK-së

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi...