Levante tallet me Barcelonën pasi e mundi 3:1

PUBLIKUAR

Barcelona u mposht 3:1 nga Levante të shtunën pasdite dhe sikur mos t’i mjaftonte kjo, kampioni në fuqi i La Ligës u tall keq më vonë në rrjetet sociale nga kjo e fundit.

Levante e tall me Barçën duke e postuar në Instagram një fotografi me një kërkim qesharak në Google, transmeton Gazeta Express.

Të tri golat e Levantes u shënuan në një periudhë prej shtatë minutave dhe frymëzimi i vendasve për t’u tallur me kampionin në fuqi erdhi pikërisht nga kjo periudhë kohore.

“Çfarë mund të bësh brenda 7 minutave?” ishte pyetja e bërë në Google dhe përgjigja e dhënë nga mekanizmi i kërkimit në internet ishte një artikull i fitores së Levantes ndaj Barçës në Estadi Ciutat de Valencia.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...