Letra prekëse e lojtarit spanjoll pas eliminimit nga Botërori

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Valencias, Rodrigo Moreno, ka publikuar një foto të tijën me lot në sy në rrjetin social të Instagramit, pas eliminimit të kombëtares spanjolle nga Rusia me anë të penalltive.

Letra fillon kështu: “Sporti më ka mësuar se shpeshherë , pavarësisht sakrificës dhe vet përmirësimit, jeta nuk na ofron gjithmonë atë që dëshirojmë në kohën apo mënyrën që ne duam.

Mërzia dhe dhimbja janë pjesë e jetës tonë, dhe sa herë që tentojmë t’u shmangemi atyre, ne të gjithë i kemi kaluar, jemi duke i kaluar ose do t’i kalojmë momente apo situata e tilla. Është shumë e rëndësishme që t’i pranojmë këto momente, të vajtojmë në paqe me vetveten, duke e ditur se ato janë gjithmonë aty dhe duke ia lënë kohës që t’i shërojë pak nga pak.

Sot pa dyshim është dita më e keqe e jetës sime profesionale, por e nesërmja fillon me ditë të re, një mundësi e re për ta provuar përsëri me lumturi atë që dua. Faleminderit familjes sime, shokëve të mi dhe gjithë juve për mesazhet . Jam shumë krenar që kam prezantuar Spanjën!”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...