Lëshohet në funksion E-Kiosku për shërbime më të shpejta për qytetarë në Lipjan

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me drejtorin e Administratës Komunale Fauz Xhemajli, gjatë ditës së sotme kanë lëshuar në funksion E-Kioskun për lëshimin e dokumenteve të gjendjes civile në mënyrë automatike.
Nga ky aparat qyetarët mund të paisen me 5 lloj dokumente të ndryshme Ekstrakti i Lindjes, Certifikata e Lindjes, Certifikata e Martesës, Certifikata e Shtetësisë dhe Certifikata e Vendbanimit, njofotn Komuna.
Në këtë rast, i pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se Komuna e Lipjanit me anë të kësaj paisje do të ketë shërbime më efikase e cilësore të cilat janë në funksion të mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve të saj.
Të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët janë në sistem, mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi, 7 ditë 24 orë me çka edhe rradhët nëpër sportele do të pakësohen akoma më shumë, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...