Sane ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të ri në Premierligë, duke lënë prapa: Kane, Alli, Sterling, Rashford e Sessegnon.
Anësori i Manchester City, Leroy Sane, është shpërblyer për sezonin spektakolar në Angli, duke fituar çmimin “Lojtari më i mirë i ri i Vitit”, raporton Gazeta Express.
Në 28 paraqitje, Sane shënoi nëntë gola dhe dhuroi 12 asiste.
Ai la prapa sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, ndërsa podiumin e plotësoi Raheem Sterling. Lista e ngushtë kompletohet me Alli, Rashford e Sessegnon.
Dele Alli e ka fituar këtë çmim në dy vitet e fundit, 2015/16 dhe 2016/17. /Gazeta Express/



