L’Equipe: PSG e gatshme ta lërë Neymarin të largohet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

PSG nuk do të insistojë nëse Neymari me të vërtetë dëshiron të largohet nga Parisi. Barça dhe Reali shihen si destiancioni i mundshëm për 27-vjeçarin.

Me afrimin e Leonardos në rolin e drejtorit sportiv, numri një i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi, dëshiron të ndryshojë skuadrën dhe është i gatshëm edhe të sakrifikojë yje, raporton L’Equipe, transmeton Gazeta Express.

L’Equipe shkruan se Parisi është e gatshme ta lë Neymar Juniorin të largohet nga klubi pas dy vitesh që e bleu për 222 milionë euro.

Por, PSG-ja e ka të qartë – futbollisti s’do të largohet për një ofertë nën 200 milionë euro.

Neymar nuk është i lumtur në Paris dhe në Spanjë raportojnë se ka kërkuar kthimin te Barcelona.

Se Neymar mund të largohet, e tregon edhe reagimi i numrit një të Paris Saint Germain, Nasser Al Khelaifi.

Ai ka thënë futbollistët që nuk janë të kënaqur te klubi francez, e kanë derën çelur.

Lojtarët duhet t’i marrin përgjegjësitë e tyre, madje më shumë se më parë, duhet të bëjnë më shumë, të punojnë më shumë… ata nuk janë këtu për të kënaqur veten, dhe nëse nuk pajtohen, dyert i kanë të hapura për t’u larguar. Ciaoo! Nuk dua më sjellje të një ylli”, ka deklaruar Al Khelaifi.

Jo vetëm Neymar Junior – edhe Kylian Mbappe nuk e ka të sigurt të ardhmen.

Ai ditë më parë ka hedhur benzinë në zjarr, duke thënë: “Është koha të marr më shumë përgjegjësi. Nëse ndodh te PSG-ja, do të jem i lumtur, në të kundërtën do të kërkoj një sfidë të re, te një klub me projekt”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...