Leonora Jakupi pajtohet me Valdrin Sahitin

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, dhe stilisti i njohur Valdrin Sahiti, dikur ishin një dyshe e pandashme.

Megjithatë viteve të fundit gjërat ndryshuan dhe për më shumë se dy vite, dyshja i shuan raportet me njëri-tjetrin.

Ata nuk u panë më në asnjë paraqitje të përbashkët dhe nuk ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, për më tepër, Leonora viteve të fundit ndërroi stilist duke ia besuar dukjen e saj krejt dikujt tjetër.

Leonora Jakupi dhe Valdrin Sahiti (Foto: Arkiv)

Por pas kaq kohësh, duket se mes tyre raportet kanë ndryshuar dhe tashmë ata janë pajtyuar me njëri-tjetrin.

Leonora së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re “luj luj” në kuadër të programeve festive për fundvit, ku është shfaqur me një kreacion të Valdrin Sahitit.

Ajo gjithashtu edhe javë më parë publikoi një fotografi në Instagram me fustanin e dizajnuar nga Valdrini, duke shkruar në përshkrimin e fotografisë: “Po nuk provove gjërat ndryshe kurrë nuk mund të dish cilat janë më të mirat. Ekipi im i përhershëm i ëndrrave”.

Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Po të shikosh me vëmendje, vëren se Leonora dhe Valdrini kanë filluar tashmë edhe të ndjekin sërish njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Foto: SC/Leonora Jakupi/Instagram

Mesa duket, hatërmbetjet janë pjesë e së kaluarës për dyshen, të cilët kanë punuar me njëri-tjetrin për shumë vite dhe duket se do të vazhdojnë ta bëjnë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Selin Bollati thyen heshtjen pas mungesës në rrjete sociale, zbulon arsyen që shqetësoi ndjekësit

Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka sqaruar mungesën e saj të...

Santiana publikon foto me nënën e saj, mbishkrimi kaq emocionues (Foto)

Ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku ka bërë paraqitjen e radhës...

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...