Leonardo: Mund t’i marrim disa gjëra pozitive nga kjo humbje

PUBLIKUAR

Drejtori sportiv i Milanit insiston që ka pasur gjëra pozitive në humbjen dramatike ndaj Napolit 3-2.

Mbrëmë ishte ndeshja e parë e stinorit për skuadrën e Gattusos, pasi në javën e kaluar ishte anuluar ndeshja për shkak të tragjedisë së Genoas, si pasojë e shembjes së urës, transmeton Gazeta Express.

Rossonerët e filluan shumë mirë ndeshjen në “San Paolo”, duke e dërguar rezultatin në 2-0 ndaj skuadrës së Carlo Ancelottit me anë të Giacomo Bonaventuras dhe Davide Calabrias, mirëpo Napoli brenda 30 minutave e përmbysi rezultatin në 3-2.

“Ky rezultat ka lënë një shije të keqe pas një pjese të parë shumë të mirë”, tha Leonardo për Sky Sport Italia.

“Ka disa gjëra pozitive që mund t’i marrim nga ndeshja e mbrëmshme. Ne u ndeshem me një skuadër që i mori 90 pikë në stinorin e kaluar dhe të cilët e sollën një trajner të madh si Carlo Ancelottin”.

“Është e vështirë për ta pranuar humbjen, por ka gjëra pozitive”.

Milani në javën e ardhshme do të ballafaqohet me Romën në “San Siro”, një tjetër ndeshje e vështirë për djelmoshat e Gattusos. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...