Leonardo e sheh Interin për titull

PUBLIKUAR

Leonardo e sheh skuadrën e Interit në luftë për Scudetto, Juventusin të rikthyer, ndërsa Romën si ekipin më të mirë në Serie A.

Braziliani që ka qenë trajner te Interi, rivalët e Milanit, ka bërë një parashikim për kampionatin italian.

“Interi gjithmonë janë konkurrente për titull”, ka thënë ai për ‘Corriere dello Sport’.

“Ndoshta në kohën e fundit ata kanë pasur një kohë të vështirë dhe kanë pësuar shumë humbje, por ata gjithmonë janë konkurrent e kanë në ADN”.

“Juve? Është e çuditshme. Ata kanë humbur lojtarë të mëdhenj si Andrea Pirlo, Carlos Tevez dhe ArturoVidal dhe normal që do të jetë ndryshe, pasi kanë një skuadër ndryshe.

“Juve do të rikthehet dhe do të luftojë për Scudetto. A mund të jetë viti i Romës? Për momentin Roma duket skuadra më e mirë në ligë”, përfundoi Leonardo. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...