Leonardo e paralajmëron Gattuson

PUBLIKUAR

Gennaro Gattuso nuk është në rrezik të shkarkimit të pashmangshëm, por Leonardo e ka paralajmëruar atë se skuadra duhet të japë sinjale të reagimit pozitiv në ditët e ardhshme.

Kuqezinjtë e kanë nisur dobët sezonin e ri, dhe pas barazimit me Atalantan në fundjavë renditen në vendin e 12 në Serie A, por me një lojë më shumë për ta zhvilluar, transmeton Gazeta Express.

Sipas numrit të sotëm të gazetës italiane “Corriere dello Sport”, drejtori teknik i Milanit Leonardo e ka bërë të qartë se skuadra duhet të reagojë në ditët e ardhshme, edhe pse vendi i punës së Gattusos nuk është në rrezik momentalisht.

Milan në tre takimet e radhës do të përballet me Empolin dhe Sassuolon në udhëtim, e pastaj me Chievon në shtëpi.

Pas këtyre ndeshjeve, Milan duhet të përgatitet për derbin me rivalin e qytetit, Interin. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...