Leo Messi: Madridi ka pasur sezon spektakolar

PUBLIKUAR

Champions League ky është trofeu që Messi e do në sezonin 2018/19. Leo ka lavdëruar Realin që triumfoi për herë të tretë me radhë, duke shkruar histori.

Për tri vite me radhë, Barcelona është eliminuar nga Champions League në çerekfinale, diçka që Leo Messi thotë se më nuk guxon t’i ndodhë katalunasve.

Duke lavdëruar Realin që triumfoi për herë të tretë me radhë, Messi tregoi se objektivi numër një i Barcelonës sezonin e ardhshëm është trofeu i Champions League.

“Jemi eliminuar tre herë me radhë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe kjo nuk guxon të na ndodhë më”, tha Messi.

“Për detaje, për disa gjëra, ne ishim jashtë kundër ekipeve që nuk ishin më të mira dhe kjo vazhdon të na ndodh. Do të tentojmë që kjo të mos përsëritet më. Duam të thyejmë këtë barrierë, pasi nuk guxon ky klub edhe një vit të mbetet pa Champions”, shtoi Messi.

“Barcelona duhet të luftojë për të gjithë titujt gjithmonë. Nuk mund të luajmë vetëm në një garë dhe t’i hedhim poshtë të tjerat. Sezonin e ardhshëm gjithashtu duam Ligën dhe Kupën”.

Argjentinasi më pas ka lavdëruar edhe Madridin, për sezonin që kishte në Champions League, e që i mbuloi gjitha gabimet në Ligë dhe Kupë.

“Madridi ishte shumë larg nesh në Ligë dhe Kupë dhe luajti lirshëm në Champions League. Mund të kishte shkuar edhe aty gabim, sepse nëse do të kishin humbur, ata do të mbeteshin pa asgjë, por në fund, ata kishin një sezon spektakolar”, u shpreh Leo. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...