Leo Messi, 550 gola për Barcelonën

PUBLIKUAR

550 gola në karrierë me fanellën e Barcelonës, Leo Messi vazhdon të shkruajë histori.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka shënuar het-trik në fitoren 4-2 kundër Deportivos, ku Barca edhe matematikisht fitoi titullin e 25-të në histori, i nënti për Messin me këtë fanellë.

Me këto tre gola, het-triku i 41 në karrierë për klubin Katalunas, Messi ka shkuar në kuotën e 550 finalizimeve me fanellën e Barcelonës në 634 paraqitje.

Titulli i La Ligës është i 32-ti për Messin me këtë fanellë, që ka fituar edhe pesë Topa të Artë e katër Këpuca të Arta, e që është rrugës së mirë për të pestën, pasi deri më tani ka shënuar 32 gola – një më shumë se Mohamed Salah. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...