Lenjani ia nis me humbje

PUBLIKUAR

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani, e ka filluar edicionin e ri në elitën e futbollit francez.

Anëtari i skuadrës franceze Rennes, ka qenë në bankën rezervë në takim ndaj Bastias, por është inkuadruar në lojë në minutën e 13-të.

Lenjani ishte mjaftë aktiv në krahun e majtë të mesfushës, por në fund skuadra e tij humbi me rezultat të ngushtë 2-1.

Edhe pse skuadra e tij humbi, Lenjani u vlerësua lartë për paraqitjen e tij pasi në fund të ndeshjes nota e tij ishte ndër më të mëdhatë te Rennesi gjashtë.

Në ndeshjen e radhës që Rennes e zhvillon si vendas ndaj Montepellierit, Lenjani pritet të jetë titullarë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...